Implante DENTARE

Cfarë janë implantet dentare ?

Përgjigja e thjeshtë është: “Implantet dentare janë vida titanium që zëvëndësojnë rrënjën e dhëmbëve të humbur”. Nëqoftëse keni mungesë dhëmbësh atëherë vendosja e një implanti mund të jetë zgjidhja e duhur për ju. Ato janë “bio-kompatibel” që do të thotë se materiali titanium i përdorur për të prodhuar këto implante integrohet me trupin duke krijuar një bazë të shëndetëshme dhe të fortë për kurorën e porcelanit e cila do të zëvëndësojë më pas kurorën e porcelanit

Implantologjia “All on four”.

Kjo metodologji përfshin zgjidhjen e mungesës totale të dhëmbëve ose situatave të tjera në të cilat dhëmbët tani janë të rrezikuar duke futur vetëm 4 implante (në disa raste mund të ketë 6 implante) në rajonin e përparmë të nofullave. 

Teknika ”All on four” lejon vendosjen e një proteze  të menjëhershëm të quajtur Toronto me të paktën 10 dhëmbë dhe më pas, pas tre muajsh, rehabilitimin e pacientit me një protezë përfundimtare me një strukturë titani prej 12 ose 14 dhëmbësh në rrëshirë kompozite ose qeramike.