Zbardhje Profesionale
Çfarë është?
Është një proçedurë dentare estetike e cila synon të rikthejë ngjyrën natyrale të dhëmbëve tuaj kjo falë vetisë së oksigjenit për të oksiduar molekulat e njollave të kafes, duhanit, verës së kuqe etj
Origjina e dekolorimeve (Njollave)
Dekolorimet ndahen në dy grupe në varësi të faktorëve që shkaktojnë njollat:
- Faktorë të jashtëm si ushqimet pijet me ngjyrë dhe duhani
- Faktorë të brendshëm mund të jenë tetraciklina, fluori si dhe arsye genetike të cilat janë më të vështira për tu trajtuar me metodën tradicionale të zbardhjes.
Lazer dentar
Lazeri është një instrument i përdorur në mënyrë efektive nga operatorë të specializuar në kuadër të trajtimeve të ndryshme dentare, si një alternativë e një pjese të instrumenteve tradicionale.
Përfitimet e terapisë me lazer
Në stomatologji, përdorimi i lazerit bën të mundur që disa trajtime dentare t’i bëjnë më komode për pacientin, pasi ai përfaqëson një alternativë të vlefshme ndaj përdorimit të një pjese të instrumenteve dhe teknikave tradicionale, si anestezia lokale, bisturia dhe shpimi.
Teknologjia e lazerit dentar bazohet në kone me dritë të koncentruar ultra që lejojnë operatorët të kryejnë procedura më pak invazive, pa dhimbje, të karakterizuara nga saktësi ekstreme dhe një trajtim operativ veçanërisht i shpejtë.
Në veçanti, lazeri dentar:
- sterilizon zonën që do të trajtohet, duke reduktuar rrezikun e infeksioneve;
- koagulon enët e gjakut, duke kufizuar gjakderdhjen e mishrave të dhëmbëve;
- redukton traumat e indeve.
Trajtimet dentare me lazer dentar
Lazeri dentar përdoret gjerësisht në trajtime të shumta dentare dhe lejon që patologjitë e
ndryshme të kavitetit oral të trajtohen në mënyrë efektive me seanca më të shkurtra dhe jo
stresuese për pacientin.
Trajtimi i periodontitit
Trajtimi i periodontitit – Është një nga metodat më efektive për trajtimin e periodontitit. Në format më akute, përdorimi i lazerit dentar eliminon bakteret nga indi gingival, stimulon qelizat staminale që gjenden brenda xhepave periodontal dhe rigjeneron periodontiumin. Gjithashtu redukton gjakderdhjen dhe ënjtjen e mishrave të dhëmbëve.
Endodoncia – Lazeri dentar është efektiv në endodonci: dekontaminon kanalin e rrënjës dhe largon ndjeshëm bakteret.
Implantologjia – Përdorimi i lazerit dentar është i dobishëm në implantologji, ku rezulton efektiv në trajtimin e peri-implantitit.
Kirurgjia – Terapia me lazer dentar përdoret në kirurgjinë e vogël orale dhe në trajtimin e herpesit labial dhe aftes së gojës.
Estetika – Në stomatologji, lazeri përdoret gjerësisht edhe për zbardhjen e dhëmbëve dhe trajtimin e defekteve estetike labiale dhe perioale të natyrës vaskulare ose pigmentare